Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2023

Në Gjykatën Themelore në Tetovë, sot në orën 10:00 vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Më 31 janar ishte seanca e fundit në të cilën u dëgjuan shtatë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Në pyetjen e prokurorëve, të gjykatësit dhe të avokatëve të të akuzuarve dhe të dëmtuarve u përgjigjën dy mjekë, një infermiere dhe katër persona të cilët në spitalin modular shoqëronin pacientët.

Gjykimi sot vazhdon me dëgjimin edhe të disa dëshmitarëve, ndërsa gjykatësi Jordan Vellkovski paralajmëroi se do të ftohen edhe ekspertët që e kanë përgatitur ekspertizën. Më pas do të ketë seanca dëgjimore të dëshmitarëve dhe dëshmi me shkrim të mbrojtjes.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk pranojnë fajin dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra u lënduan, filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor disa herë u shty. /MIA

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ