Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos, së paku 24 njerëz të vdekur

Picture of INA
INA

13/01/2025

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë.

Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen.

Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar.

Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, nisën të dielën mbrëma dhe do të zgjasin deri të mërkurën.

Zyrtarët paralajmëruan të gjithë popullsinë e Qarkut të Los Anxhelosit – prej afro 10 milionë banorësh – se mund të urdhërohet të evakuohet nga flakët dhe tymi toksik.

“Këto erëra të kombinuara me lagështi të ulët relative, do ta mbajnë të lartë kërcënimin nga zjarri”, tha në një konferencë për media shefi i zjarrfikësve të qarkut të Los Anxhelosit, Anthony Marrone.

Çka i shkaktoi zjarret?
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha se detektivët po vazhdojnë t’i hetojnë shkaqet e mundshme.

“Absolutisht, gjithçka është në tryezë”, tha ai.

Vitet shumë të lagështa të Kalifornisë më 2022 dhe 2023 i dhanë hov bimësisë, por ajo u tha vitin e kaluar për shkak të thatësisë, duke u shndërruar në drunj.

Megjithëse erërat e forta dhe mungesa e shiut nxisin zjarre, ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i rrit, gjithashtu, gjasat për zjarre të tilla.

Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë si më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së.

Sipas një vlerësimi paraprak të mediumit AccuWeather, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë./Radio Evropa e Lirë

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË