Në vijim është ndërtimi i SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” – Kumanovë, informoi sot kryetari i qytetit të Kumanoivës, Maksim Dimitrievski.
“Përfundoi faza e dytë e punëve ndërtimore të objektit të SHMK Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ – Kumanovë, të cilat po zhvillohen në pajtim me kornizën kohore, dinamikën dhe sipas planit të projektuar. Në qendrën shkollore do të realizohet mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e Gjimnazit amë dhe paralelet shqipe nga SHMTK ‘Nace Bugjoni’ – Kumanovë. Projekti është në realizim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së RMV-së, me përkrahje të Komunës së Kumanivës”, tha Dimitrievski.
Mbi 300 milionë denarë do të kushtojë ndërtimi i objektit, të dedikuar për gjimnazin “Sami Frashëri”, kumtuan paraprakisht nga ministria e Arsimit dhe Shkencës. Prej aty informojnë se objekti do të ketë katër nivele dhe do të përfshijë sipërfaqe prej 7.400 metra katrorë.