Vazhdon numërimi i votave me postë: LVV-ja e para me mbi 52 për qind

Picture of Ina Online
Ina Online

02/03/2025

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit.

Nga 35.64 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar më së shumi vota, përkatësisht 10.744 apo 52.14 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e dytë me 5.853 vota të fituara apo 28.40 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.94 për qind apo 1.637 vota të fituara.

Sipas rezultateve të publikuara online nga autoritetet zgjedhore, në vendin e katërt gjendet koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 980 vota apo 4.76 për qind.

Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako, që supozohet se janë me fletëvotime.

Për votimet e 9 shkurtit, përveç votimit me postë, qytetarët janë vendit për herë të parë kanë mundur të votojnë edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike.

Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar dhe sipas KQZ-së, LVV mori më së shumti vota, përkatësisht 12.261 vota apo 80.71 për qind.

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë do të vazhdojë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, duke mundësuar certifikimin e rezultateve dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja.

Përveç votave nga përfaqësitë diplomatike, në Kosovë fillimisht ka përfunduar numërimi i votave të rregullta. Sipas rezultateve preliminare të votimit të rregullt, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./rel

TË FUNDIT

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

Turqia do të ratifikojë marrëveshjet ushtarake me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË