Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë

Picture of INA
INA

07/10/2025

Prezantimi i kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2025 vazhdon sot, fokusi i tubimeve pritet në fjalimet e liderëve të partive më të mëdha.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të zhvillojnë takime me qytetarë dhe tubime sot në Mavrovë, Rostushë, Gostivar dhe Tetovë.

Karvani i fushatës së LSDM-së është në Dojran, Bogdanci, Gjevgjeli dhe Vallandovë.

E Majta për sot ka paralajmëruar një takim me qytetarë në Negotinë, në të cilin do të marrin pjesë lideri i partisë Dimitar Apasiev, deputeti Sashko Jançev, kryetari i listës, Nikola Lambev, dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë.
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp në Komunën e Butelit, ndërsa GROM – Opsioni Qytetar për Maqedoninë planifikon një konferencë për sot me qëllim njohjen me programin e Aleksandar Trajanovskit, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga koalicioni “Përvojë për Sukses”.

Deklarata për mediat do të japin edhe Kaja Shukova, kandidate për kryetare të Shkupit nga LSDM dhe Koalicioni, dhe Vlatko Mitovski – kandidat për kryetar të komunës së Gazi Babës.

Sipas njoftimeve, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Amar Mecinoviq, do të mbajë edhe një konferencë për shtyp në të cilën do të prezantojë zgjidhjen e plotë për transportin publik në Shkup. Konferencë do të mbaj edhe nënkryetari i BDI-së Arber Ademi bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Kumanovës, Selver Ajdini, dhe kandidatin për kryetar të komunës së Butelit, Isamedin Azizi.

Një konferencë për shtyp ka paralajmëruar edhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani. /MIA

TË FUNDIT

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

Sela sinjalizoi se është larguar nga AKI: Koalicionin e deridjeshëm e lëmë të lirë, ASH do të merret me vetveten

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË