Vazhdon protesta para Kuvendit, thirrje pro Kurtit e kundër Hotit, Mustafës e Thaçit

0

Derisa është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për votimin e Qeverisë së re, protestuesit para hyrjes së Kuvendit kanë vazhduar me thirrjet, “Albin Kurti”, “Vetëvendosje”, “Duam Zgjedhje”, “Qeveria Huti”, “Isë, Isë argat i Serbisë”, Hashim tradhtari” dhe thirrje të tjera.

Shumë qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Një qytetare e ka quajtur votimin e Qeverisë Hoti, “manipulim të votës”.

“Vota ime nuk lejoj të manipulohet”, thuhej në pankartën e saj.

Disa prej qytetarëve para KTV-së kanë shprehur dëshirën për zgjedhje të reja.