Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm ka bërë me dije se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri raste me falsifikim të parave.
Dy raste janë në Prishtinë, ndërsa tjetri në Graqanicë, raporton arbresh.info
Më poshtë gjeni njoftimin nga Policia.
Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
• Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 26.01.2023 – NN. Ankuesi kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë është deponuar dy kartëmonedha 500€ të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
• Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur në bankë kanë deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50€ e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.