Vazhdon seanca e Kuvendit për rikonstruimin e Qeverisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës, Admirim Aliti.

Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë, ndërsa nuk është mbajtur pasi nuk ka pasur numër të mjaftuehsëm të deputetëve në sallën e Kuvendit.

Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi, si dhe emërimet e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim ALiu, ndërsa për zëvendës ministrat të rinjë në Qeveri propozohen Tiron Jajaga i Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq e Drejtësisë, Maja Manovleva e Shëndetësisë, Vjollca Berisha e Bujqësisë dhe Agim Nuhiu i Arsimit dhe Shkencës.

Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

inbound8207823104984176855

Dashtevski: Plotësisht jemi të përgatitur për zgjedhjet e nesërme presidenciale

IMG_1464

Izet Mexhiti bashkë me Hazbi Likën – komandant Çela

lista zgjedhore

Ditët e zgjedhjeve në mes të javës shkaktojnë telashe për bizneset

shkolla veles

MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

INFO

NA NDIQ