Vazhdon sot gjyqi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, fjalët e fundit për tragjedinë me 14 të vdekur

INA
INA

29/05/2023

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore me fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët akuzohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021 ku humbën jetën 14 persona.

Kjo është përpjekja e tretë për të pasur fjalë përfundimtare pasi seancat e 25 prillit dhe 10 majit u shtynë. Më 25 prill seanca u shtye për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve, Florim Besimit dhe më 10 maj, për shkak të mosardhjes së avokatit të të akuzuarit Artan Etemi.

Gjykatësi Jordan Velkovski fillimin e seancës së sotme e caktoi në ora 10:00.

Procedura e provave në procesin gjyqësor përfundoi me dëshmitarët e fundit që u dëgjuan më 6 prill.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik, si person juridik, akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor 2022. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

moti shiu

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Koalicionin VLEN e kërkoi populli, ndërsa koalicioni i BDI me Menduh Thaçin e të tjerët është koalicion zori

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

INFO

NA NDIQ