Vazhdon zemërgjerësia e Qeverisë ndaj serbëve, tani edhe parkingje falas, përpos heqjes së pagesës së taksës së rrugës

Kryeministri Zoran Zaev disa ditë më parë paralajmëroi se Qeveria do të propozojë heqjen e taksës rrugore për turistët serb, ndërsa si duket kjo do të zgjerohet edhe me propozime tjera.

Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, Lupço Jovanovski ka propozuar që turistët serb në vendin tonë të kenë parking pa pagesë, bileta për muze, si dhe lirime në kafene dhe hotele.

“Dora e zgjatur asnjëherë nuk duhet harruar! Propozoj: bileta pa pagesë në të gjitha muzetë, parking pa pagesë në të gjitha qytetet, lirime në objektet hotelerike, lirime në kapacitetet strehuese, transfero e shpejtë në pikat kufitare”, shkruan Jovanovski, përcjell SHENJA.

Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi heqjen e pagesës së taksës së rrugës për të gjithë qytetarët e Serbisë, që udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut. (INA)