Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

INA
INA

03/06/2023

Vdekja e 19 vjeçarit Memet Kamber nxori në sipërfaqe lëshimet e institucioneve për personat që nuk kanë asnjë dokument identifikimi.

I ndjeri Memet Kamber nuk është viktima e parë e sistemit, por fatin e Memetit rrezikojnë ta përjetojnë edhe një mijë persona tjerë -thonë nga organizata joqeveritare “Romalitiko”.

Reagimi, vjen pasi më 24 Maj të këtij viti, 19 vjeçari Memet Kamber, ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve serioze të shkaktuar nga diabeti i pazbuluar.

Në spital shkoi me librezë të tjetër kujt pasi nuk kishte as sigurim shëndetësor e as shtetësi edhe pse i lindur në vend ku edhe punonte si shitës i revistës “Lice v’lice”.

“Në këtë numër kemi tri kategori. Kategoria e parë janë persona që nuk kanë certifikatë të lindjes numri i tyre është rreth 750 persona. Ka kategori që nuk kanë shtetësi numri i tyre është prej 400-500 persona. Sa i përket personave që nuk kanë letërnjoftime nuk posedojmë të dhena të sakta por prej asaj që kemi parë në terren ky numër po rritet” – thonë nga Romalitiko.

Skamja, martesa e hershme e nënës së tij dhe shtëpia ilegale, sic percjell KlanM, ka bërë që Memeti të mos mund të nxjerr dokumente identifikimi.

“Kur e linda Memetin isha e mitur, i kisha 14 vjet, nuk kisha as para, nuk kisha asnjë dokument. Më vonë i lajëmrova edhe fëmijët tjerë, nxora pasaport” – tha Arsat Kamber, nëna e Kamberit.

Sipas “Romalitiko”, është koha që të bëhen ndryshime në Ligjin për Dokumentet e Identifikimit dhe Ligjin për Regjistrimin e Vendbanimit dhe Vendqëndrimit që t’u jepet mundësia personave që nuk kanë banesën e tyre, të mund të pajisen me letërnjoftim.

“Njëri prej propozimeve është që përmes organizatave joqeveritare të cilat komunikojnë dhe të cilat posedojnë statistika të tilla të mund të japin vërtetim dhe në bazë të saj të mund të dëshmohet se personi jeton në Maqedoni. Opsioni tjetër është me dy dëshmitar të dëshmohet se personi jeton në këtë territor një kohë më të gjatë” – thonë nga Romalitiko.

Ndryshe për shkak mungesës së dokumenteve, sic njoftoi KlanM, trupi i pajetë i 19 vjeçarit nëntë ditë është është në morgun e Butelit në Shkup.

Prindërit e mërzitur nuk mund ta marrin derisa nuk dalin rezultatet e ADN-së të vetmit parakusht për ta dorëzuar kufomën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ