Vdekja e babait, a do t’ia lejojë Gjykata Speciale Thaçit ardhjen në Kosovë?

Picture of Ina Online
Ina Online

17/03/2025

Mbrëmë ka ndërruar jetë babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Ai ka vdekur dy ditë pasi u vizitua nga djali i tij, i cili pas disa refuzimesh, erdhi në Kosovë me lejen e Gjykatës Speciale. Varrimi pritet të caktohet sot, dhe me gjasë ai do të mbahet të martën.

Duke parë problemet që ka pasur Thaçi për të ardhur në Kosovë, mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë vizitën sërish. Në raste të vdekjeve, Specialja nuk kishte lejuar asnjë të akuzuar për të ardhur në Kosovë për ditën e varrimit.

Vizitat ishin lejuar tek pas disa ditësh, kjo për të shmangur kontaktet me njerëz. Megjithatë, ardhjen e Thaçit në Kosovë e ka kërkuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë padrejtësi duke refuzuar kërkesat e mëhershme.

“Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri. Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje. Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË