Vdekja e Fatmatas: shteti duhet të marrë përgjegjësi dhe të kryejë hetime të hollësishme

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26/04/2023

Në javë pas vrasjës me armë zjarri së Fatmatas nga Policia e shtetit, Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi është thellësisht i tronditur nga heshtja institucionale karshi kësaj tragjedie.

“Më datë 19 prill 2023, u raportua se në Gjevgjeli, në afërsi të kazermës, ishte vrarë një migrante, pasi një polic kishte shtënë me armë zjarri në të pas tentimit të njërit prej kontrabandistëve të emigrantëve për t’ia marrë pistoletën. Fatmata, 23 vjeçare dhe e supozuar shtatzanë, ka ndërruar jetë pas dërgimit të saj në ndihmën e shpejtë, ndërsa bashkëshorti i saj u prangos dhe u mbajt në arrest për një ditë, para se t’i ofrohett që të eskortohet deri në kufirin me Serbinë në Tabanoc.

Një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë në një vend që aspiron për anëtarësim në BE. Kjo është pasojë e e brutalitetit policor dhe e një politike migratore çnjerëzore që e trajtojnë migrantin jo si person në fatkeqësi, por si kriminel. Kjo politikë vendos në mënyrë të padrejtë trafikantët dhe emigrantët nën të njëjtin status të kriminelit.

U bëjmë thirrje institucioneve të vendit, në veçanti Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Policisë si dhe Prokurorisë Publike që të sigurojnë hetim serioz dhe të pavarur, për të ndriçuar ngjarjet që çuan në këtë tragjedi dhe për të mundësuar sjelljen e drejtësisë për Fatmatan dhe familjen saj”, thekson IPP “Arbën Xhaferi”.

Më tej nënvizohet se ky hetim duhet të sjellë përgjigje në pyetjet në vijim. A ishte legjitim përdorimi i armës së zjarrit nga ana e policit? Çfarë masa janë ndërmarrë nga autoritetet policore për të mundësuar hetimin e rrethanave të kësaj tragjedie? Si është e mundur që bashkëshorti i Fatmatas, dëshmitar kyç në vrasjen e gruas së tij, është dëbuar nga vendi ende pa filluar hetimi?

“Ministria e Punëve të Brendshme deklaron me vite se po lufton trafikantët e qenieve njerëzore. Kjo arrihet vetëm duke krijuar rrugë të sigurta dhe ligjore për migrantët. Çfarë pret qeveria për ta shqyrtuar më në fund seriozisht këtë mundësi?”, thekson ky institut me seli në Shkup. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ