Vdekja e fëmijës 5 vjeç, VLEN: Turp dhe haram ju qoftë! BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve

Picture of INA
INA

08/11/2024

Nga VLEN me kundër reagim ndaj BDI-së, të cilët sot kërkuan përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Rexhep Memedi, për vdekjen e një fëmije 5 vjeç. Nga VLEN thonë se BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve.

“Por BDI-ja, si gjithmonë, tregon se nuk ka fund që mund të prekë kur bëhet fjalë për interesat e veta politike. Ata barazojnë pazarllëqet e tyre të lojërave të fatit me humbjen e jetës së një fëmije. Turp dhe haram ju qoftë! Ata janë të gatshëm të fusin duart edhe në plagët më të thella të popullit për ta bërë lojën e tyre. Kur ishte momenti për t’i dalë për zot shëndetësisë, BDI u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve. Dhe sot, ndërkohë që të afërmit e viktimave të Llaskarcës kërkojnë drejtësi, rasti i tyre vazhdon të zvarritet qëllimshëm nëpër korridoret gjyqësore. BDI nuk do që e vërteta të dalë në dritë sepse kjo do të zbardhte edhe një herë fytyrën e tyre të vërtetë të korruptuar dhe të papërgjegjshme. Në vend që të kërkojnë falje për dështimet e tyre, ata vazhdojnë të gërmojnë në pusin e vet të pafund të manipulimeve. Koalicioni VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq derisa BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve për lojërat e veta politike. Për ne, prioritet janë qytetarët, mirëqenia e tyre dhe një drejtësi e pastër – jo pushteti me çdo kusht!”, thonë nga VLEN.

TË FUNDIT

Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë evropiane

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm

“Ka ikur përmes pikës kufitare në Bllacë”, Prokuroria: Shkupjani 41 vjeç dyshohet se shkaktoi zjarrin në Odën e Avokatëve

Është zvogëluar niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa është rritur në Liqenin e Ohrit

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e pajisjeve për celularë në “Bllacë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË