Vdekja e katërt në Serbi nga koronavirus, vdes gruaja nga Nishi

0

Viktima e katërt e koronavirusit është regjistruar në Serbi. Bëhet fjalë për një grua nga Nishi e cila ishte diabetike, dhe disa media raportuan se ajo ishte mjeke.

“Ajo ishte në respirator nga data 21 Mars, në gjendje të rëndë, mjekët luftuan por nuk arritën ta ndihmojnë atë,” tha Ministri i Shëndetësisë Zllatibor Llonçar.