Vdekja e Navalnit, protesta në mbarë botën

Picture of INA
INA

17/02/2024

“Gjaku i tij është në duart tuaja!”, “Kush e ka radhën?”, ishin disa nga pankartat e mbajtura nga protestuesit referuar presidentit rus Vlladimir Putin, në shenjë proteste dhe nderimi të opozitarit rus Aleksei Navalni i cili humbi jetën në burgun famëkeq “Ujku polar”, në Siberi. Autoritetet ruse arrestuan më shumë se 100 protestues në 10 qytete të Rusisë. Sipas OVD-Info, ndër qytetarët e arrestuar ishin edhe gazetarë, fotografë dhe madje lider partie, që kryen nderime në memorialët e ngritur.
Nderime për Navalnin, u bënë para ambasadave ruse edhe në shumë shtete të tjera e jo vetëm në Rusi. Qindra njerëz u mblodhën në nderim të Navalnit në Gjermani, Itali, Argjentinë, Gjeorgji, Angli, Bullgari, Francë e shumë shtete të tjera. Njerëzit shprehën tronditjen e tyre me qirinj, lule dhe pankarta.

Yulia Navalnaja, bashkëshortja e Navalni, tha se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi. Vdekja e Navalnit ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit. Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e raportuar të Navalnit.

“Aleksei Navalni me guxim përballoi korrupsionin, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që bënte qeveria Putin. E helmuan, e arrestuan, e ndoqën për krime të sajuara, e dënuan me burg, e mbajtën në izolim. Edhe e gjithë kjo nuk e pengoi atë të thërriste gënjeshtrat e Putinit. Edhe në burg, ai ishte një zë i fuqishëm për të vërtetën. Navalni besonte thellë në vendin e tij, në Rusi. Por mos gaboni, mos gaboni, Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalny-t. Putin është përgjegjës. Ajo që i ka ndodhur Navalny është akoma më shumë provë e brutalitetit të Putinit”, deklaroi Joe Biden – presidenti amerikan.

Navalni, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar si të nxitura politikisht. Navalni u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Shërbimi Federal të Burgjeve i Rusisë tha se Navalni u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen dhe se vdiq pasi iu ofrua ndihma mjekësore. /Alsat.mk

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË