Vdekja e pacientit dhe Spitali i sëmurë i Tetovës

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/04/2023

Urim Salihu

Një pacient vdiq në korridoret e ftohta të spitalit që vuan më shumë se pacientët.

Por ky spital i “sëmurë” prej kohësh,nën grahmat e fundit sërish nuk jep ” jetë.

Ai të paktën merr jetë.Kështu ka ndodhur prej vitesh dhe ngjarje tjera të trishta do ndodhin.

Një pacient i rënë në koma kishte pritur sipas raportimeve dhe dëshmive të familjarëve kaq shumë ndërsa askush i gjallë nga personeli nuk i kishte ofruar asnjë ndihmë më të vogël .Një tjetër vdekje nga neglizhenca,një tjetër vdekje në atë vend ku njerëzit duhet të shërrohen por …
Ne nuk do ti dijmë kurrë shkaqet e vdekjes së 60 vjeçarit dhe e shumë tjerëve por ai iku trishtë me një mesazh ose më saktë duke na lënë një shëndetësi të kalbur prej kohësh,që vuan më shumë se pacientët .

Drejtori i ri ka tre ose katër ditë që e ka marrë këtë post.Ai për kaq kohë e ka kuptuar menjëherë se sa gabim ishte ky vendim i përzgjedhjes së tij sepse në këtë rast ai ka më pak faj por pas disa muajsh nuk do jetë kështu .

Vetëm do jetë në listën e gjatë të drejtorëve që kanë premtuar por spitalin e shndërruan në një “kasaphanë”. Askush nuk dha përgjegjësi .Asnjë mjek nuk shkoi prapa hekurave për shumë arsye nepotizmi,zhvatjeje,mito,neglizhencë ndaj pacientësh dhe ata që e drejtuan ia kaluan paqtë.Vetëm thanë pas çdo tragjedie se do ketë ndëshkime.Kush u ndëshkua deri tani?!
Ai spital mos harrojmë se ka edhe mjekë të shkëlqyer por ata janë tretur nën britmat pa zë të “kasapëve” me mantel të bardhë shumë prej të cilëve nuk e dijmë nëse janë vërtetë mjekë?!

Ky mallkim vazhdon sepse mjekët e kanë marrë në dorë politikën duke e shtrirë përdhe edhe atë.Hoqën “kostumet “e bardha dhe veshën ato të politikës.Tani e sëmurë është edhe politika edhe shëndetësia bashkë.

Pacienti i fundit që vdiq,la një mesazh pa zë ndaj nesh: “Më mirë të vdesim me dinjitet në shtëpitë tona se sa të japim shpirt në korridoret e ftohta të spitalit,aty ku ata me mantelë të bardhë presin darkën brenda ndërsa pak metra më tej dikush jep shpirt krejtësisht i vetmuar. .Gabimin e mjekut e mbulon dheu.Por kësaj radhe mjekët nuk bënë gabim njerëzorë sepse ata fare nuk e ndihnuan pacientin. Ai vdiq por me vete morri edhe këtë shëndetësi të kalbur.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË