Vdekja e turistëve në Qerret, flet eksperti: Përse monoksidi i karbonit është tejet i rrezikshëm!

Monoksidi i karbonit është përcaktuar si shkak i vdekjes së turistëve rusë.

Bardhyl Cipi, ekspert mjeko-ligjor, deklaroi se monoksidi i karbonit i dalë në rezultatet e ekspertizës për vdekjen e 4 turistëve rus është një nga helmet më të rrezikshme dhe në momentin që ai lidhet me hemoglobinën bëhet vdekjeprurës.

Ai beson vdekja e turistëve ka ndodhur aksidentalisht kjo e vërtetuar edhe nga helmimi ndërkohë që tha gjatë një intervistë për Neës 24 se problemi në kaldaja duhet të jetë shumë i rëndë që vdiqën të 4 bashke.

“Monosksidi i Karbonit është një gaz pa erë dhe peshë sa të ajrit dhe formohet kur ka djegie. Ai konsiderohet një nga helmet më të rrezikshme dhe më të përhapura. Ka si veti që të lidhet me hemoglobionën e gjakut. Në rast kur futet monoksidi lidhet ky me hemoglobionën dhe lidhja me të është 250 herë më e fuqishme se me oksigjenin. Varet nga sasia e gazit në vendin ku ndodhet njeriu. Oksigjeni zëvendësohet me këtë gaz dhe shfaqen shenjat e helmimit, me dhimbje koke, marrje mendsh. Ka edhe nje lloj euforie e ngjashme me vdekjen. Pastaj kalohet në fazën e dytë ku njeriu ka pamundësi në të lëvizuar, pastaj bie në koma dhe vdes. Në rastin konkret fakti që ata janë 4 persona dhe të 4 vdiqën në të njëjtin ambient e shton dyshimin që këtu kemi momoksidin e karbonit. Njeriu ruan një ngjyrë të kuqe të celet, ruan ngjyrën e njeriut natyral. Në momentin ku kanë hyrë punonjës, ambienti është pastruar. Këtu është diçka që duhet parë me kujdes, fakti që këta vdiqën të katërt tregon se mundësitë për një defekt në kaldajë të jetë shumë i madh. Helmimi tashmë është vërtetuar sepse është 80% në gjak. Kjo gjë e vulos cështjen në një vdekje aksidentale. Duhet një hetim i tubave të kaldajës”– tha ai.