Vdes aktori i njohur Adem Mikullovci

0

Aktori i njohur shqiptar Adem Mikullovci mbrëmë pas mesnate ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja e tij Lumnije Mikullovci.

Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike. Ai së fundi ishte rikthyer në politikë duke iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.(INA)