Vdes babai i kryeministrit Haradinaj

0
Foto: Haradinaj gjatë njërës prej vizitave të fundit të babait të tij në spital

Hilmi Haradinaj ndërron jetë Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë, Hilmi Haradinaj babai i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri më anë të një postimi në Facebook.

“Të dashur miq, Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastē shpirti! ”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Porosia me mesazh të fuqishëm nga Hilmi Haradinaj ishte dhënë pas lirimit të Haradinaj në Francë.

“Më duket se u bë boll”, kishte pohuar Hilmi Haradinaj pas lirimit të Haradinajt nga autoritetet franceze.

“Ramushi nuk është i joni, i Gllogjanit apo i Kosovës, por krejt Shqiptarisë. Kosova ka pasur nevojë për Ramushin. Sipas meje Serbia nuk do të pushojë edhe pas kësaj, por jam i bindur që s’ka fituar deri sot dhe nuk do të fitojë as pas ditës sotme”, kishte theksuar Hilmi Haradinaj, babai i djemëve që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.