Vdes gjykatësi në rastin “Sopoti” dhe “Monstra”

Në moshë 63 vjeçare ka ndërruar jetë gjykatësi Ognen Stavrev. Ndër rastet më të njohura që Stavrev ka gjykuar janë “Sopoti” dhe rigjykimi për rastin “Monstra”.
Stavrev kishte gjykuar edhe mbi akuzat e ish PSP-së si “Titanik 2” dhe “TNT”.

Ognen Stavrev ishte djali i Dragolub Stavrev, kryetar i Kryesisë së atëhershme të Republikës Socialistike të Maqedonisë, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të RFM dhe ish kryetarë i Qytetit të Shkupit.

Gjyqtari Ognen Stavrev për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, muajt e fundit ishte gjyqtar për ekzekutimin e sanksioneve.