Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, si u përmbys nga Pranvera Arabe

0

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror më 25 shkurt.

Mubarak ka qenë në pushtet për gati tre dekada, para se të rrëzohej nga ushtria në shkurt të vitit 2011.

Rrëzimit të tij nga pushteti i paraprinë protesta në të gjithë vendin.

Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017.

Nëntë vjet më parë nisën protestat në Sheshin Tahrir në Kairo. Dhjetëra mijëra qytetarë kërkonin liri dhe dinjitet njerëzor.

Karim Farid ishte 19 vjeç atëherë, në 25 janar 1991, kur papritur u duk sikur ai vend do ta meritonte më në fund emrin. Midan at-Tahrir do të thotë në gjermanisht “Sheshi i Çlirimit”. Dhjetëra mijëra vetë u mblodhën atë ditë në këtë shesh, midis tyre edhe Karim Faridi. “Isha që ditën e parë aty. Ishte një vendim spontan. Unë dy sy në ballë i kam dhe e shihja mjerimin në vend. Ajo që dëshiroja si i ri para së gjithash ishte shpresa.

Natën forcat e sigurisë arritën edhe njëherë që ta zbraznin sheshin, duke përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe duke ndërmarrë arrestime.

“Ndjenja e papërshkrueshme që ndievë atëherë në Sheshin Tahrir e ndryshoi gjithçka në jetën time. Unë takova liberalë, të majtë islamistë. Të gjithë ishin në shesh dhe luftonin për liri dhe drejtësi sociale. Papritur kishte shpresë”.

Tri ditë më vonë demonstruesit erdhën sërish. Ata donin ta pushtonin në njëfarë mënyrë sheshin dhe ta lironin vetëm pas dorëheqjes së Presidentit Hosni Mubarak. Në 2 shkurt, forcat e regjimit u mblodhën edhe njëherë. Ata dërguan trupa me kamele dhe kuaj për të rrahur dhe dëbuar demonstruesit nga sheshi.

Por demonstruesit qenë në gjendje ta mbronin Sheshin. Tani ai u përkiste atyre dhe u kthye në një aksion të madh publicitar për lirinë. Muzikantët i përshëndesnin me muzikë kureshtarët dhe kritikët e regjimit. Çdo njeri që donte mund të mbante një fjalim – një festë e lirisë.