Vdes një mërgimtar nga Zvicra në një aksident komunikacioni

Një mërgimtar nga Zvicra ka vdekur dje nga një aksident në fshatin Stanishor të Novobërdës, njofton albinfo.ch.

Sipas Policisë, i njëjti derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Fsh. Stanishor, Novobërdë 12.05.2022 – 10:57. Viktima mashkull, shtetas i Zvicrës, derisa ka qenë duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është ndeshur në pjesët anësore të rrugës dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.