Vdes nxënësi 6 vjeçar në shkollën e fshatit Raincë të Preshevës, drejtoria flet për shkaqet

0

Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën “Zenel Hajdini” në Raincë.

6 vjeçari, Flamur ( Esat ) Kadriu nga Rainca ka vdekur në rrethana misterioze në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor.

Sipas informcioneve preliminare i marrura nga Drejtori, Shukri Ymeri fëmiu ishte goditur nga një sulm në zemër, informon INA.

Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënës të tjerë. Ambulanca në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e nxënësit.
Mjeku i ambulantës që është në oborrin e shkollës pas kontrollit të bërë ka konstatuar vdekjen. Në trupin e fëmijës nuk ka shenja dhune.
Nga Ministria e Arsimit e Serbisë kanë theksuar se opinion do të nihet me detajet e këtij rasti tragjik, pasi që të sigurohen informacionet e detajuara. (INA)

Komentet

komentet