Vdiq akademiku Matevski që hezitonte të pranonte se është shqiptar

0

Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë poeti i njohur dhe akademiku Mateja Matevski.

Matevski ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, kurse ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin Filozofik.

Por ai në shumë raste nuk tregonte origjinën shqiptare, edhe pse ishte etnikisht i pastër me origjinë nga Reka e Gostivarit.

Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë ku disa prej tyre janë “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë”, “Ikja e xixëllonjës”.

Ndërsa ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vitin 2013 e kishte dekoruar akademikun me origjinë shqiptarë Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.

Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) në periudhën 2001- 2004, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Krejt krijimtaria e tij është në gjuhën maqedonase dhe konsiderohet “babai” i letërsisë maqedonase. (INA)

Komentet

komentet