Ndërroi jetë nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

ina-online
ina-online

6 Shtator, 2023

Nobelisti shqiptaro-amerikan në fushën e mjekësisë, Dr.Ferid Murad të martën ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Lajmi mortor është kumtuar nga miq të tij në rrjetet sociale, përcjell INA.

Ferid Murad ishte me origjinë nga Gostivari, dhe se ai vite më parë ishte për vizitë në vendlindjen e të parëve të tij.

Jetëshkrimi

Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.

Mban titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranës.

Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në 1892 dhe ishte më i madhi prej katër fëmijëve. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin barinj. Në moshë të re ai iku nga shtëpia për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Megjithëse kishte më pak se një vit arsim, ai mësoi të flasë shtatë gjuhë para se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeç. Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe sëbashku emigruan në Shtetet e Bashkuara. Një oficer emigracioni në Ellis Island, në gusht të vitit 1913, i kërkoi emrin e tij, dhe pas kësaj oficeri i deklaroi atij që do të jetonte me emrin John Murad dhe kështu vulosi dokumentat e tij. Nuk ishte e pazakonshme që të kenë ndryshuar emrat e shkurtuar mbi emigracionin. Pasi një periudhe të shkurtër kohe duke punuar në mullinj çeliku dhe fabrika në Cleveland dhe Detroit, ai u vendos në Çikago, ku kishte disa miq. Karriera e tij ishte mjaft e larmishme dhe edhe pse ai kurrë nuk e pranoi atë, disa prej kolegëve të tij thoshin se ai ishte i dashuruar me automobilat.

Nëna e Ferid Muratit, Henrietta Josephine Bowman, u lind në vitin 1918 në Alton, Illinois dhe ishte e treta nga gjashtë fëmijët e mbijetuar të Elizabeth Lillian dhe Andrea Orvie Bowman.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti Kuvend i Kosoves

Kurti: Serbia e kuptoi se terr oristët nuk kanë asnjë shans me policinë tonë

Deputetet opozita BESA, LD, AAA

Opozita e bashkuar shqiptare me gjithsej 7 deputetë, nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese

98DEB80B-C86F-458A-8FFC-1DAFDE19D2F0

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

064b94d4-8473-4ab5-a707-d9b312fc9ae2

Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

INFO

NA NDIQ