Ndërroi jetë atdhetari, arsimtari Reshat Latifi nga Kumanova
4 korrik-Në moshën 80 vjeçare në Kumanovë, ka ndërruar jetë atdhetari i çështjes kombëtare, arsimtari Reshat Latifi, raporton Televizioni Festa.
I ndjeri Reshat Latifi ishte ndër të burgosurit e parë politik në Maqedoni për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në vitin 1968. Gjatë viteve të pluralizmit, ai ishte i kyçur aktivisht edhenë jetën politike.
Reshat Latifi për dekada ishte arsimtar i Biologjisë në Shkollën fillore “Bajram Shabani” kurse më pas edhe drejtor i kësaj shkolle.
Ndryshe, i ndjeri Reshat Latifi rrjedh nga një familje e ngritur arsimore dhe patriotike. Ai është vëllau i veprimtarit dhe arsimtarit tjetër të kësaj familje , Nexhat Latifi.
Zoti e mëshiroftë atdhetarin dhe arsimtarin Reshat Latifi.