Veçer: “Artan Grubi paketon “koferat”?!

Konfliktet e brendshme në BDI do të duhet të përfundojnë për të ndalur rrënimin në opinion të autoritetit të partisë dhe Ali Ahmetit, ndërsa shkak i konflikteve janë ndarja e përfitimeve dhe e drejta për emërime dhe punësime, gjë që siguron ndikim në parti dhe në qeveri, shkruan e përditshmja Veçer.

A do ta falënderojë BDI-në Artan Grubin dhe ai së bashku me Goran Milevskin do të largohen nga Qeveria, është pyetje që ndoshta do të marrë përgjigje në seancën e organeve partiake të BDI-së, e cila është caktuar për 15 tetor, nënvizon më tej gazeta.

Ahmeti padyshim ishte vënë në një pikë të ngushtë, kështu që pranoi që partia të zgjidhte organet e reja pas 3 vitesh. Ai për këtë u dakordua dje në takimin disaorësh me grupin e të pakënaqurëve të ashtuquajtur “Grupi i zjarrit”.

Sipas gazetës, nëse nga debati rezulton se BDI duhet ta falënderojë Grubin për angazhimin e tij në Qeveri, njohësit e situatës këtë parti janë të mendimit se nuk duhet të përjashtohet mundësia që me të të largohet edhe një ministër tjetër i BDI-së. Edhe pse kryeministri Kovacevski pretendon se nuk do të ketë rikonstruim, në Qeveri po flitet hapur për freskimin e kabinetit qeveritar dhe në lojë janë disa emra, duke përfshirë zëvendëskryeministren Grkovska, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe personi i parë në bujqësi, Ljupço Nikolovski.

Secili prej tyre individualisht mohoi se po mendohej largimi i tyre, por në situatën në të cilën ndodhet aktualisht qeveria, qëndrimet e tyre nuk kanë peshë më të madhe, veçanërisht nëse kryeministri vendos për një rikonstruim më serioz të kabinetit që do të përfshinte një riorganizim i portofoleve./Veçer.mk