Vedat Muriqi i gatshëm për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

0

Siç duket Kombëtarja e Kosovës do ta ketë në dispozicion Vedat Muriqin, për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ka treguar se Muriqi do të jetë 100% i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan Sinjali Sportiv.

Po ashtu, Sadiku ka treguar se Vedat Muriqi në ditët e ardhshme pritet të rikthehet në stërvitje te Lazio.

Muriqi për shkak të lëndimit kishte munguar në ndeshjen kundër Moldavisë dhe atë kundër Greqisë.

/Sinjali Sportiv/