Vedat Muriqi qau deri në 2:00 të mëngjesit për të ardhur në Galatasaray, thotë nënkryetari i klubit turk

Nënkryetari i Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak, bëri deklarata të papritura në lidhje me disa lojtarë që garonin me Fenerbahcen për t’i transferuar, shkruan “Zeri.info”.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ishte afër Galatasarayt para se të transferohej te rivalët më të mëdhenj të tyre, Fenerbahçe.

Siç ka thënë nënkryetari i Galatasarayt, Albayrak, Vedat Muriqi kishte qarë deri në ora 2 të mëngjesit në krahët e tij për një transferim në “Turk Telekom”.

“Vedat Muriqi donte të transferohej te Galatasaray. Ai qau në ora 2 të mëngjesit në shpatullën time”, ka thënë Albayrak.

Ndryshe, Vedat Muriqi është transferuar te Lazio nga Fenerbahce verën e vitit të kaluar. /Zeri.info