Tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Velesit. Një burrë 38 vjeçar ka bërë vetvrasje pasi më parë i kishte shkaktuar lëndime të rënda partneres së tij jashtëmartesore, informon Zhurnal.
Vajza 25 vjeçare po lufton me jetën në Klinikën e Shkupit. Ajo sot në ora 07:47 është dërguar në spitalin e Velesit urgjentisht. Është konstatuar se ka patur lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor.
Nga spitali i Velesit njoftojnë se vajza është dërguar me lëndime të rënda, me plagë arme në pjesën e poshtme të stomakut. Pas kontrolleve laboratorike, e përshkak peshës së lëndimit, ajo është dërguar në qendrën urgjente në Shkup, ku po lufton me jetë./Zhurnal.mk