Velesi është piknisja e përshkallëzimit të problemeve dhe tensioneve ndëretnike

INA
INA

7 Shtator, 2023

Për kauzën shqiptare, shqiptarët gjithmonë janë të vetmuar

Nga Urim HASIPI– Ngjarjet e fundit lidhur me gjimnazin e Velesit, ku nxënësit shqiptar nuk mund të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, treguan edhe njëherë se në këtë diskriminim ka gisht shteti, pushteti, akademia e shkencave, intelektualët maqedonas, mediat në gjuhën maqedonase e kështu me radhë. Nëse një diskriminim i këtillë do të ndodhte në rajonet ku shumicë janë shqiptarët, përmasat e jehonës do të ishin alarmante. Të mos harrojmë, në Tetovë ka paralele me vetëm dy ose tre nxënës maqedonas që funksionojnë, dhe askush nuk e bën të madhe. Sot, heshtën të gjithë, përveçse shqiptarët. A kur bëhet fjalë për ndonjë kauzë tjetër, kur janë në pyetjet maqedonasit, shqiptarët ftohen që të reagojnë, të ngrisin zërin, të raportojnë mediat etj etj. Për kauzën shqiptare, shqiptarët gjithmonë janë të vetmuar. Kjo ngjarje, sikurse edhe shumë të tjerat, janë pasqyrë e një realiteti që mbretëron në këtë vend, tash e 50 vite. Shqiptarët asnjëherë nuk gjetën aleat për të realizuar të drejtën elementare arsimin, por të vetmuar luftuan me mish e shpirt, me gjak e djersë dhe fatkeqësisht këto probleme nuk i kanë patur maqedonasit. Mentaliteti se kush është shumicë në shtet duhet të sundojë dhe shtyp pjesën tjetër që jetojnë në shtet është mentalitet i trashëguar nga sistemi komunist. Me vet faktin që të lejojmë të jetosh, të drejtë tjetër nuk të takon. Ky mentalitet kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po haset tek maqedonasit. Kësaj, i kanë kontribuar edhe shumë shqiptarë, të cilët kanë të joshur nga shteti dhe strukturat nënshtetërore maqedonase po ushqejnë opinionin se shqiptarët gëzojnë të drejta dhe se nuk duhet të të trumbetohet për patriotizmin patetik apo romantik. Sot, këta shqiptarë i pyes, se si ndihen kur pse janë shqiptarë ata nxënës në Veles, nuk mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre. Ku është ndërlidhja mes patriotizmit romantik shqiptar dhe të drejtës për shkollim në gjuhën amtare? Sot, fatkeqësisht heshtin edhe ata që janë thirrur për bashkim-vllazërim. Heshtin partitë maqedonase, pa përjashtim, të cilët në radhët e tyre kanë shqiptarë që i paguajnë për të promovuar idenë se në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët gëzojnë të drejta dhe nuk duhet të kërkojnë më shumë. Problem në vete është se në të ardhmen ky lloj i diskriminimit do të jetë në përmasa më të mëdha që do të nxisë edhe probleme të reja ndëretnike. Nesër, ose pasnesër, kur nuk do të ketë ministër shqiptarë të arsimit, si do të zgjidhen këta probleme. Ky është problemi që do të na ndjek edhe shumë kohë, përderisa nuk ka qenë i zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Velesi është piknisja e përshkallëzimit të problemeve dhe tensioneve ndëretnike. Ajo që më shumë më djeg është se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ende nuk kanë një unifikim në këtë drejtim, sikurse serbët e Bosnjës dhe ata në Mitrovicë, ku për një gjë të vogël, dalin e përleshen me policinë dhe KFOR-in, pa asnjë problem. Megjithatë, shpresa është se ai popull që diskriminohet herët ose vonë zgjohet më i fuqishëm. Nëse Kosova u diskriminua një shekull, tash e gëzon lirinë. Mbase edhe ne, një ditë, do të shijojmë lirinë e shumëpritur.

https://www.facebook.com/urim.hasipi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

Haris Imamovic

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Muhamer Pajaziti

Këshilli i Sigurimit duhet ta dënoj dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për agresionin në Veri të Kosovës

xhavit haliti

Sulmi terrorist në veri demaskoi Vuçiqin

xhemal ahmeti

Përpjekje për t’i kuptuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës

Xhelal Zejneli

Agresioni i mbështetur nga Beogradi e shndërron dialogun në teatër absurd

Ibrahim Kolari

Bota Perëndimore të dënojë Serbinë kriminale

nefail maliqi

Gazetari nga Gjeneva: Albin Kurtin duhet me çue n’Hage, me dënu 20 vjet burg!

INFO

NA NDIQ