Vëllait të deputetit strugan ia djegin makinën në shtëpinë tij.Deputeti: Nuk mund të më frikësoni (FOTO)

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/02/2022

Deputeti nga Struga, Jovan Jauleski denoncon në profilin e tij në facebook sulmin e tmerrshëm që u ka ndodhur sonte familjarëve të tij, vëllait të tij i’a djegin makinën.

Sipas deputetit ky nuk ishte sulmi i parë pasi edhe më parë, pra para disa muajsh me urdhër nga politik mafiozët iu futën në shtëpi, shkruan Struga Ekspres.

Deputeti tregon pamjet e diegjes së makinës së vëllait tu tij gjatë natës së sotme, mu në shtëpinë e tij.

“Para disa muajsh me urdhër politik, mafiozët hynë në shtëpinë time dhe sonte rreth orës 21:15 / 20, vëllait tim i dogjën veturën në shtëpinë e tij.

Kjo është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut, pasi pranë makinës është gjetur një shishe benzinë.
Ata dogjën makinën, hodhën shishen, i vunë flakën dhe ikën.

Nëse ky është një mesazh për mua ose familjen time, le ta dinë menjëherë se nuk kam frikë prej tyre. Nuk kemi frikë sepse nuk kemi arsye.

Vëllai im, familja ime konsiderohen njerëz të qetë dhe modestë, nuk e kanë fjalën e keqe me askënd dhe as nuk kanë armiq, ndaj kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse një përpjekje për të frikësuar duke dërguar një mesazh kaq frikacak.

Përkundrazi, nuk më keni frikësuar dhe as nuk do të më frikësoni. DO TË SHKOJMË NË FUND!

Do të shkojmë deri në fund dhe do të shohim se cili është problemi dhe kush e ka.
Kjo më bën më të vendosur dhe më të fortë për të luftuar edhe më shumë kundër largimit të shpejtë të kësaj qeverie kriminale.

Do të ketë drejtësi, kjo nuk harrohet! Jini të gjallë dhe të shëndetshëm.”, përfundon deputeti strugan, Jovan Jauleski.

(Struga Ekspres)

https://www.facebook.com/1071853131/posts/10222828127346371/?d=n

TË FUNDIT
39 minuta
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
46 minuta
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!
46 minuta
Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë
2 orë
Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re
3 orë
Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Policia e Maqedonisë jep detaje për arrestimin e Feros
46 minuta
Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë
1 ditë
Kompania e deputetit të BDI-së me 35 milionë euro nga tenderët e fituar nga shteti (FOTO)
2 ditë
Mitsotakis nuk tërhiqet, paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati të ‘thyhet’
11 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së
46 minuta
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

LEXO MË SHUMË

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

mural shtepia shendetit kumanove

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

INFO

NA NDIQ