Hapen 600 vende pune në administratën publike, mundësi punësimi për të rinjtë 21 – 29 vjeç

Picture of Ina Online
Ina Online

27/06/2025

Qeveria e Shqipërisë për shkak të emigracionit të lartë dhe papunësisë në radhët e të rinjve po vijon me hartimin e politikave për punësimin e tyre në vend.

Rritja e punonjësve në administratën shtetërore por duke përfshirë një kategori të caktuar të të rinjve 21-29 vjeç, është dhe vendimi më i fundit i miratuar në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Kriteret, që duhet të plotësojë aplikanti për t’u bërë pjesë e këtij programi, janë: Mosha 21 deri në 29 vjeç, Të jetë diplomuar në ciklin e parë apo të të dytë të studimeve, të mos ketë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, Të mos ketë qenë i punësuar në institucionet e administratës shtetërore në të shkuarën”.

Ndërsa numri dhe kategoria e të rinjve që do të pranohen është e përcaktuar, sipas Institutit të Statistikave mbi 19.1% e të rinjve deri në 29 vjeç ndodhen aktualisht të papunë.

600 të rinj do të kenë mundësinë të trajnohen në administratë për një periudhë 3 mujore por vetëm 250 prej tyre do të sigurojnë një kontratë punësimi, e cila do të njihet në fund edhe si vjetërsi pune.

“Përzgjedhja e praktikantëve për efekt të punësimit përfshin deri në 200 praktikantë për institucionet e administratës shtetërore, 50 praktikantë për institucionet e tjera publike. Praktikanti për t’u punësuar për 1 vit duhet të ketë përmbyllur me sukses praktikën 3 -mujore dhe programin e trajnimit pranë administratës. Ndërsa përzgjedhja e tyre do të kryhet nga secili institucion pjesëmarrës, bazuar në vlerësimin e performancës”.

Të gjithë praktikantët do të trajtohen me pagesa ditore deri në 500 lekë dhe ushqim për ndjekjen e praktikave. Në të gjithë administratën publike sipas Institutit të Statistikave janë të punësuar mbi 184 mijë individë./Top Channel

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË