Vendi me shumicë myslimane që po i ndalon mjekrat e gjata

Picture of ina-online
ina-online

06/09/2024

Një kampion olimpik, një këngëtar i njohur dhe një turist perëndimor në Tashkent së fundi kanë pretenduar se janë shënjestruar nga fushata që Uzbekistani po vazhdon kundër mjekrave të gjata.

Sportisti – i cili fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike që u mbajtën këtë verë në Paris – i tha Radios Evropa e Lirë se ai dhe disa atletë të tjerë, që kishin mjekra të gjata, u urdhëruan që të rruheshin para një video-lidhjeje me presidentin e shtetit, Shavkat Mirziyoev.

Olimpisti, që foli në kushte anonimiteti, tha se kjo bisedë me video-lidhje u realizua kur atletët ende gjendeshin në Francë.

Mediat uzbeke raportuan se teksa po vazhdon fushata e autoriteteve kundër mjekrave, disa të rinj së fundi u gjykuan në gjykatat administrative për “fshehjen e fytyrës në publik, që parandalon identifikimin”.

Shumë të tjerë që kishin mjekra të gjata u detyruan t’i rruanin ato në stacione policore, nën instruksionet e zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Dosjet për këto raste, që i ka siguruar Radio Evropa e Lirë, tregojnë se shumica e burrave të prekur nga kjo fushatë ishin myslimanë të zakonshëm, aktivistë dhe artistë.

Sipas një postimi të bërë në mediat sociale nga një turist gjerman, të huajt po ashtu janë prekur nga fushata e policisë uzbeke ndaj burrave me mjekra.

Një turist gjerman ka pretenduar se autoritetet në Uzbekistan e kanë detyruar që ta rruajë mjekrën.
Turisti tha se zyrtarët policorë e kanë ndaluar në rrugë gjatë vizitës së fundit në kryeqytetin uzbek, Tashkent, dhe e urdhëruan atë ta rruante mjekrën e gjatë, të cilën e kishte rritur për tre vjet.

“Më çuan në stacion policor pa më dhënë ndonjë shpjegim”, tha ky person. “Më thanë se ose duhet ta rruaj mjekrën vetë apo ata do ta bënin”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë pretendimin e turistit. Por, raste të ngjashme kanë raportuar dhjetëra burra lokalë në Uzbekistan viteve të fundit, teksa grupet për të drejtat e njeriut kanë akuzuar me shtetin e Azisë Qendrore me shumicë myslimane për kthim prapa në reformat modeste në lirinë fetare që kishte bërë kur Mirziyoev erdhi në pushtet më 2016.

Policia është akuzuar se ka mbledhur të rinjtë me mjekra të gjata në Tashkent dhe në qytetin lindor të Namanganit dhe i ka detyruar që të heqin mjekrat. Autoritetet i kanë mohuar këto pretendime.

Autoritetet në Uzbekistan shpesh thonë se mjekra është shfaqje të devotshmërisë islamike.

Një zyrtar në Televizionin dhe Radion Kombëtare, i tha REL-it në kushte anonimitete se është një ndalesë jozyrtare që performuesit të shfaqen në televizion me mjekra. Kjo ndalesë zbatohet si në kanalet shtetërore, ashtu edhe në ato private, tha ai.

Në një rast të fundit, këngëtari i popit Shohjahon Juraev u ndalua që të merrte pjese në një garë muzikore në kanalin televiziv, Zor, për shkak të mjekrës që mbante, tha zyrtari.

“Juraev më pas hoqi mjekrën dhe iu mundësua që të merrte pjesë në shfaqjen televizive si anëtar i panelit”, shtoi zyrtari.

Gjatë një koncerti, Juraev u tha admiruesve të tij se kishte rruar mjekrën sepse artistët që rrisin mjekrën nuk mund të shfaqen në televizion.

Fotografitë e këngëtarit të publikuara në rrjetet sociale tregojnë se ai kishte pasur mjekër të shkurtër dhe mustaqe.

Çfarë thotë ligji?

Uzbekistani nuk ka një ligj që në mënyrë eksplicite ndalon mjekrën.

Policia e justifikon fushatën kundër mjekrës së gjatë me një ligj të ri që ndalon çdo mbulim të fytyrës që pamundëson identifikimin e një personi. Ligji hyri në fuqi në tetor të vitit 2023 si pjesë e një pakete ndryshimesh në Kodin e Përgjegjësive Administrative.

Shkelja e ligjit konsiderohet kundërvajtje, e dënueshme me gjobë deri në rreth 400 dollarë. Paga mesatare në Uzbekistan është 390 dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Ata që refuzojnë instruksionet e policëve për të rruar mjekrat e tyre të gjata shpesh përballen me akuza shtesë për huliganizëm dhe mosbindje të zyrtarëve policorë.

Mirziyoev fillimisht ishte cilësuar si president që ishte larguar nga praktikat shtypëse ndaj lirive fetare të paraardhësit të tij, Islam Karimov.

Mirziyoev liroi qindra persona që ishin burgosur për shkak të besimit të tyre fetar gjatë epokës së Karimovit dhe largoi mijëra të tjerë nga e ashtuquajtura listë e zezë e shërbimeve të sigurisë, që vlerësoheshin si ekstremistë potencialë fetarë.

Në vitet e fundit, ndërkaq, Qeveria uzbeke është kritikuar se ka dështuar të realizojë premtimin e saj për garantimin e më shumë lirive fetare për qytetarët.

Në raportin e vitit të kaluar, organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Qeveria uzbeke vazhdon të kufizojë liritë fetare, teksa autoritetet ende e konsiderojnë shprehjen legjitime të ndjenjës fetare si “ekstremizëm”./REL

TË FUNDIT
5 orë
A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet
5 orë
Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin
5 orë
Erdoğan: Turqia dërgon ndihma në Bosnjë e Hercegovinën e goditur nga përmbytjet
6 orë
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë - në shifra
1 ditë
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore

ME TE LEXUARA

6 orë
Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë - në shifra
5 orë
Erdoğan: Turqia dërgon ndihma në Bosnjë e Hercegovinën e goditur nga përmbytjet
5 orë
Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin
5 orë
A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet
1 ditë
Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase

LEXO MË SHUMË

irani

A testoi Irani bombën bërthamore? Një tërmet shkakton spekulime në rrjet

izrael tel aviv gaza

Izraeli i sfidon të gjithë, në Iran alarm në aeroporte – numërimi mbrapsht për sulmin

erdogan

Erdoğan: Turqia dërgon ndihma në Bosnjë e Hercegovinën e goditur nga përmbytjet

gaza palestina izrael

Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë – në shifra

hungari protesta

Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore

Palestina gaza

Të paktën 19 të vrarë gjatë një sulmi izraelit në një xhami në Gazë

kiev-naten

Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase

Bejrut Liban

Bejruti zgjohet mes shpërthimeve dhe tymit/ Çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytetin e Libanit?

KESHILLI i Evropes KIE

Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë për krizën në Lindjen e Mesme

INFO

NA NDIQ