Pas mbylljes së bixhozit online me vendim të Qeverisë, VLEN thotë se po bën një analizë të kësaj industrie për të evidentuar dyshimet shtesë të mundshme për kriminalitet. Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai në intervistë për Alsat tha se ditëve në vijim do të përpilohet një raport i cili do të pasqyron gjendjen faktike me kazinotë dhe bixhonzin online. Ajo shtoi se dyshimet se licencat janë dhënë me ndikim nga ish funksionarët e BDI-së sa vijnë dhe forcohen.
“Në ditët në vijim do të dalim me një raport më të gjerë, me informacionet që po i mbledhin nëpër institucione ku ka dyshime. Do të procedohen dhe do të dalim me raport të kompletuar”, deklaroi Saranda Imeri Stafai, Deputete e VLEN. /Alsat.mk