“Vendimi i Siljanovskës për faljen nuk mund të abrogohet”

Picture of INA
INA

25/10/2024

Vendimi për faljen nga ana e presidentes nuk mund të abrogohet. Një gjë të tillë ka të drejtë ta bën vetëm pala e cila ka parashtruar kërkesën për falje, apo që është falur. Dispozitë ligjore për vendim tjetër nuk ekziston. Aq më tepër ministria e Drejtësisë e cila ka dhënë pëlqim symbyllur për emrat kontestues mund të ndërmarr diçka për të përmirësuar veprimin e kreut të shtetit. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov si duket inatin më të madh e ka me komisionin.

“Ka një dispozitë në ligj dhe ai është neni 11 i cili tregon qartë se kush çfarë ka të drejtë të bën. Mendoj se është koha që të rifreskohet Komisioni për falje”, tha Igro Filkov, Ministër i Drejtësisë.
Pavarësisht reagimeve në opinion dhe kritikat e ekspertëve, Filkov thotë se instituti i faljes nuk duhet të keqpërdoret për pikë politike.

“Ne kemi një anëtarë dhe ai nuk ka të drejtë vote, pra nuk voton. Për të gjitha zhvillimet e 24 orëve të fundit dua të potencoj se instituti i faljes është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të tolerojmë që të bëhet objekt i lojërave politike ditore”, u shpreh Igro Filkov, Ministër i Drejtësisë.

Presidenca heshtë. Kabineti i Gordana Siljanovskas as sot nuk kishte përgjigje ligjore mbi vendimin për falje, arsyetimin e figurave që u falën dhe efektin në opinion gjë dha vendimi i saj. LSDM-ja kërkoi nga Siljanovska të mos fshihet pas Komisionit për falje, por të dal dhe të arsyeton vendimin ekskluziv të saj.

Emrat që ngritën pluhur nga faljet për nder të 23 tetorit, ishin Shenoll Masllani, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim. Akif Ravmanovskin nga Haraçina i cili është pjesë e grupit kriminal “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Por Ravmanovski vetëm 1 ditë e gëzoi faljen. Policia dje e arrestoi lidhur me incidentin e 14 tetorit para Komunës së Çairit.

Sipas policisë ai ka qenë dorasi që ka shtënë me armë zjarri ndaj një 35 vjeçari. Policia, ka dorëzuar padi penale për tentim vrasje. I falur është edhe Vlladimir Talevski, ish kryetari i komunës së Manastirit i cili morri dënim me burg pasi u shpall fajtor në rastin “Transportieri” që i referohej keqpërdorimeve më transportin e nxënësve në Manastir. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

“Dëshmitë janë siguruar nga “Sky” aplikacioni”, dy ish zyrtarë të policisë në mesin e të arrestuarve që dyshohen për lidhje me grupin e Gërçecit

Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla

Bexheti: Klimovski paguhet nga kompania serbe Kazino Austria e cila ka fitim mbi 100 milion Euro

Rënie e eksportit dhe importit, deficiti tregtar deri në shtator 2.34 miliardë euro

Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË