Vendimi për dëbimin e familjes shqiptare kundërshtohet dhe tërheq vëmendjen e mediave e opinionit publik në Francë

ina-online
ina-online

2 Shtator, 2023

Rasti i dëbimit të një familjeje shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura franceze. Autoritetet atje kanë vendosur që familja Hamzaj e vendosur në Lanester të largohet nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve.

Sipas tyre mund të qëndrojë vetëm vajza e familjes e cila është studente në Lorient. Për rastin e kësaj familjeje shqiptare është angazhuar edhe një shoqatë lokale që ka organizuar një protestë duke mbledhur rreth 80 persona përpara prefekturës së Vannes.

“Ne jemi të zemëruar sepse ata janë një familje e ndershme” – tha një nga organizatorët. Megjithatë duket se të gjitha përpjekjet nuk kanë mundur dot që të ndryshojnë vendimi. Mëngjesin e 29 gushtit, anëtarët e familjes Hamzaj u paraqitën vullnetarisht në komisariat.

Pas kësaj nuk dolën të lirë. Dy prindërit dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre u hipën në një aeroplan po atë pasdite dhe u depërtuan në Shqipëri. Vetëm vajza e madhe, e cila studion për infermieri dhe që ka letra mundi të qëndrojë.

“Ministri i Brendshëm ka thënë se dëshiron të jetë i mirë me të mirët dhe i keq me njerëzit e këqij. Në këtë rast ai u bë i keq me njerëzit e mirë” – thanë mbështetësit e familjes Hamzaj. Sipas tyre, familja shqiptare ishte larguar nga vendi 4 vite më parë, duke ikur nga pasiguria dhe kërcënimet për jetën. Pas refuzimit të të drejtës së azilit, ajo ishte e detyruar të largohej nga territori francez.

“Një familje e ndershme që nuk kërcënon rendin publik. Gjëja më e keqe është se familja është ndarë”, – shpreh keqardhjen Christian Le Meut, anëtar i shoqatës Solidarité exiles Hennebont. “Ata janë 6 anëtarë, 2 prindërit dhe 4 fëmijët, të gjithë në shkollë. Më e madhja, e cila ka statusin e studentes së infermierisë ka letrat e saj dhe ka mbetur e lirë. Ne jemi të zemëruar sepse është një familje e ndershme, e cila në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për rendin publik”, – shton ai.

Audiola, 22-vjeçare nuk mund t’i mbajë dot lotët duke parë familjen e saj të dëbohet. Mbështetësit e kësaj familjeje thonë se do të “vazhdojnë luftën” për kthimin e tyre në Francë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

artur liolini

Atë Artur Liolini ndërron jetë në SHBA, Begaj: Pasardhës i denjë i Fan Nolit

policia italiane

Vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Firence

vrasje

E rëndë në Itali/ Ekzekutohet me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare, në kërkim burri i saj (EMRI+FOTO)

kroaci-kufi

Dalin detajet: 19 vjeçari nga Kosova është therur për vdekje në kufirin Serbi-Kroaci

homazhe nju jork afrim bunjaku

Homazhe në Nju Jork, për policin e rënë gjatë detyrës në Kosovë, Afrim Bunjaku

thanas carka

Shqiptari Thanas Çarka: Ja përse kandidoj për Këshillin Bashkiak të Athinës

Kembim valutor euro dollar

Për shtatë muaj, diaspora solli në Kosovë 754 milionë euro

Dashnim Hebibi librat

Të nderohet më shumë diaspora shqiptare!

INFO

NA NDIQ