Vendos supergoli i Granit Xhakës, Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë

Picture of ina-online
ina-online

26/05/2024

Bayer Leverkusen hedh pas krahëve dështimin në Europa League dhe fiton një tjetër trofe, Kupën e Gjermanisë. Pas titullit kampion të parë në histori, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso ia doli të triumfojë edhe në Kupën e Gjermanisë, ku mposhti Kaiserslauternin me rezultatin minimal 1-0.

Finalja u vendos nga një gol spektakolar i mesfushorit shqiptar Granit Xhaka, i cili lëshoi një të majtë perfekte nga distanca në minutën e 16’, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe “aspirinat” ngritën lart edhe Kupën e Gjermanisë.

Vlen të theksohet se në fundin e pjesës së parë Kossounou u ndëshkua me karton të kuq dhe la Leverkusenin me 10 futbollistë deri në fund, megjithatë skuadra e Alonsos menaxhoi mirë ndeshjen, për të mos vënë në diskutim trofeun.

Kjo është hera e dytë që Bayer Leverkusen triumfon në Kupën e Gjermanisë, trofe të cilin e kishte fituar për herë të parë në sezonin 1992-1993, teksa këtë herë vulën në sukses e vuri pikërisht një shqiptar si Granit Xhaka.

Mbyllet kështu në mënyrë mjaft të mirë sezoni për Leverkusenin, që pas titullit të parë kampion në histori, fiton edhe Kupën e Gjermanisë, teksa pishmani i vetëm i këtij sezoni perfekt është e vetmja humbje, ajo në finalen e Europa Leagues ndaj Atalantës.

TË FUNDIT
3 orë
Gjimshiti: “Kemi lindur në shtete të tjera, por në shtëpi ndiqnim zakonet dhe traditat shqiptare”
4 orë
Itali-Shqipëri, FSHF vjen më një lajm të rëndësishme për tifozët shqiptarë
4 orë
Jasir Asani është njeriu gol, ja si luan Shqipëria në Europian sipas prestigjozes “Marca”
4 orë
Kombëtarja edhe pak orë para përballjes me Italinë, ja çfarë thotë Sylvinho?
4 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë

ME TE LEXUARA

4 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë
17 orë
Sot nis Euro 2024, paralajmërohet spektakël
4 orë
Kombëtarja edhe pak orë para përballjes me Italinë, ja çfarë thotë Sylvinho?
17 orë
Bufon: Kujdes Shqipërinë, do ta skuqin stadiumin
4 orë
Jasir Asani është njeriu gol, ja si luan Shqipëria në Europian sipas prestigjozes “Marca”

LEXO MË SHUMË

Berat-GJimshiti-82828-780x470

Gjimshiti: “Kemi lindur në shtete të tjera, por në shtëpi ndiqnim zakonet dhe traditat shqiptare”

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Itali-Shqipëri, FSHF vjen më një lajm të rëndësishme për tifozët shqiptarë

jasir asani

Jasir Asani është njeriu gol, ja si luan Shqipëria në Europian sipas prestigjozes “Marca”

Sylvinho silvinjo

Kombëtarja edhe pak orë para përballjes me Italinë, ja çfarë thotë Sylvinho?

IMG_3097

Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë

spanja

Ndeshja ndaj Kroacisë, probleme për Spanjën, mungon lojtari

franca-fitore-

“Franca favorite në Euro 2024, por në garë është edhe Italia”

donaruma

Donarumma paralajmëron Italinë: Ndaj Shqipërisë duhet 100%, kundërshtari më i rrezikshëm

tifozat kuq e zi

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen në Gjermani, ndërkaq italianë më pak se 10 mijë!

INFO

NA NDIQ