Vendoset busti i heroit mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në Triesh

0

Më 15 tetor 2019, pranë Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, në Triesh, u vendos dhe u bë përurimi i bustit të heroit mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Pjesmarrës në këtë eveniment ishin personalitete të larta nga Malesia, Kosova , Shqiperia si dhe nga diaspora. Nga personalitet e njohura nga Shqiperia dhe Kosova, prezent ishin këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe Ylber Hysa, si dhe Akademik, Frasher Demaj. Pastaj kryetari i KKSH-së Faik Nika, si dhe udheheqesia e Komunës së Tuzit, në krye me kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, drejtorin e SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, sekretaren e sekretariatit të vetqeverisjes lokale, Marina Ujkaj etj. Fjalë rastit mbajten drejtori i Shkollës fillore “Gjergj Kastriotin Skenderbeu”, në Triesh, Nikollë Dukaj, kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, drejtori gjeneral i Arsimit të MZ, Marash Dukaj, ish mësimdhënësi i kësaj shkolle Tomë Dedivanaj, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së MZ, përfaqësuesi i Fondit Humanitar Trieshi nga Diaspora, Gjon Gjokaj, akademik Frasher Demaj si dhe kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj. Të pranishmit i përshendeti, këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, z. Flamur Gashi, i cili në emer të institucionit të presidentit Meta, i dha titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”, ( pas vdekjes), ish mësimdhenesit Gjon Gjekes Lucaj, me motivacion: “Për patriotizmin e treguar gjatë kryengritjeve për pavarësinë e Shqipërisë së Veriut; mësues i nderuar dhe i përkushtuar i gjuhës shqipe, historisë dhe ligjërues i devotshëm i saj, duke u bërë burim frymëzimi për brezat pasardhës”, titull të cilin e pranoi nipi i Gjon Gjekës, Pjetër Lucaj. Ndërkaq, të pranishmit i argëtuan kengetarët Nikollë Nikpelaj, Ilir Shaqiri, Fran Lucaj, Toni dhe Shtjefën Ujkaj, Marija Lajçaj, Arton Nikprelaj, si dhe SHKA “Besa”. Për të gjitnullhë të pranishmit ishte servuar një tryeze e begatë me ushqime tradicionale vendase.
Malesia.Org