Vendoset gurthemeli i autostradës Prilep-Manastir, pjesë e korridorit 10-D

Picture of INA
INA

12/05/2023

Në rastin e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir nga korridori 10-D, kryeministri Kovaçevski thotë se paratë e qytetarëve po orientohen në projekte të rëndësishme dhe strategjike për vendin.

Ky investim sipas Kovaçevskit pozicionon vendin në kartën infrastrukturore ekonomike. 8 mijë vende të reja pune, investim prej 1.3 miliard euro, rritje prej 2 për qind të bruto prodhimit vendor në nivel vjetor, janë vetëm disa nga përfitimet nga ndërtimi i korridoreve, thotë Kovaçevski.

“Investojmë në projekte kapitale, që lidhin jo vetëm qytetet tona, por lidhim dhe shtete të tjera me infrastrukturë moderne që do të tërheqë turistë, por dhe investitorë të huaj. Me ndryshimet ligjore do të mundësohet që korridoret të realizohen në mënyrë më të shpejtë. Ndryshimet ligjore janë paraparë si për infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore, si dhe infrastrukturën energjetike. Me ndërtimin e dy korridoreve paratë e qytetarëve i investojmë për ardhmërinë e tyre për rrugë të sigurta, infrastrukturë kualitative dhe vende pune më konkurruese.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Grubi potencon se me ndërtimin e korridoreve po i vjen fundi bllokadave për integrimin tonë evropian dhe realizimin e projekteve që janë në dobi të qytetarëve. Grubi thotë se rrugën për në BE nuk do të mund ta ndalojë asnjë forcë politike.

“Ky koalicion qeveritar demonstron se si i vihet fundi bllokadave për përmirësimin e ardhmërisë. Ashtu siç dëshmuam se i dhamë fund pengmarrjes së parlamentit dhe bllokadave, ashtu dhe sot me ndërtimin e projekteve infrastrukturore po i vjen fundi edhe i bllokadave për integrimin tonë evropian. Andaj, ju them ngjituni në këtë tren që për destinacion ka Brukselin.”, – theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Zëvendësambasadori i ShBA-ve në vend, Erik Majer, thotë se RMV po realizon investim, i cili garanton zhvillim ekonomik dhe konkurrencë në sektorin privat. Edhe përfaqësuesi i konzorciumit “Bechtel dhe Enka” thotë se regjioni i Ballkanit Perëndimor me investimet në infrastrukturë po siguron të ardhme ekonomike.

“Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Rutat e transportit do të çojnë në integrim regjional. Realizimi i suksesshëm i këtyre projekteve do të jetë përfitim i gjithë qytetarëve që sjellin vende pune dhe konkurrencë në sektorin privat.”, – u shpreh ambasadori i ShBA-ve në RMV, Erik Majer.

“Jemi krenarë që po punojmë me qeverinë e RMV-së, për ndërtimin e këtyre korridoreve të rëndësishme që do të jetë potencial për përfitime në shumë vite. Korridoret mundësojnë qasjen e kompanive të ndryshme në të gjithë shtetet e rajonit, por dhe të fuqisë punëtore.”, – deklaroi kryetari i “Bechtel dhe Enka” për Evropë, Afrikë dhe Lindjen e afërme, Justin Siberel.

Me realizimin e këtyre projekteve do të shkurtohet koha e qarkullimit të qytetarëve dhe transportit të mallrave. Për 4 vitet e ardhshme do të ndërtohet 23 km autostradë apo gjithsej 110 km. Realizimi i autostradës Prilep-Manastir përbën 40 km të korridorit 10-D.

TË FUNDIT

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin

Arben Fetai: Në vetëm dy javë, zgjidhëm çështje të paprekura për dekada!

Identiteti maqedonas nuk ka nevojë për lejen tuaj” – Mesazh i fuqishëm nga Joveva në Parlamentin Evropian

Lapaj: 9 Korriku i Gostivarit – Gjak për flamur, heshtje nga Tirana!

Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

BitChat, aplikacioni që punon pa internet dhe pa numër telefoni!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË