Venera Azizi: Politikat ndryshe të VLEN-it korrigjojnë dështimet 22 vjeçare të BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

04/02/2025

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së
Veriut Venera Azizi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se politikat ndryshe të VLEN-it po korrigjojnë dështimet 22 vjeçare të BDI-së.

Ajo ka potencuar se ata që udhëheqën për 22 vite pushtetin me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, ndërsa qeveria aktuale pjesë e së cilës është VLEN vetëm brenda një dite ndau 250 milion euro për zhvillimin e secilës komunë pa dallime partiake e politike. Më poshtë postimi i plotë i zëdhënëses së Qeverisë:

“22 vjet të tëra dhe çfarë bënë e çfarë i sollën qytetarëve shqiptarë? Me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, mijëra shtëpi të mbesin bosh, mijëra nëna e baballarë t’i mbajnë sytë drejt portave duke pritur kthimin e fëmijëve të tyre.
Ndërsa fëmijët e atyre që për 22 vjet s’lanë gurë e dru pa e lëvizur për interesat e tyre personale, familjare dhe grupore u kthyen si milionerë.
Sot pas 7 muajve nga formimi i qeverisë së re vendosëm në dispozicion edhe 250 milionë euro për të gjitha komunat pa dallime partiake e politike.
Ne edhe sot dëshmuam se kemi ndërmend vetëm të krijojmë kushte sa më të mira për secilin qytetar, të rregullojmë rrugë e infrastrukturë nëntokësore dhe të ndërtojmë shkolla, çerdhe, biblioteka, salla sporti, pishina, të krijojmë kushte sa më të mira për fëmijët e gjithsecilit, për rininë, për studentët dhe për zvillimin e bizneseve lokale. Sepse ne jemi NDRYSHE!”

TË FUNDIT

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e Prokurorisë! Vasil Jovanov i dënuar me 3 vjet burg dhe 10 muaj për veprën paraprake

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË