Venko Filipçe : Në ditën e zgjedhjeve do të jetë e sigurt të votohet

0

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe në videon e sotme theksoi se në katër muajt e kaluar ai dhe kolegët e tij në Komisionin për sëmundje ngjitëse janë plotësisht të përkushtuar të sigurojnë rekomandime, ligje dhe protokolle me të cilat do të parandalohet përhapja e koronavirusit.
“Protokollet të cilat i përgatitëm deri më tani për hapje të sërishme të bizneseve dhe normalizim të jetës sipas rregullave të reja, u treguan mjaft efikase. U dëshmua se me respektim të këtyre protokolleve për mbrojtje personale nga koronavirusi, tërësisht është e sigurt të tregtohet në market, të shkohet në punë apo të përdoret transporti publik.
“Ky thjeshtë është realiteti ynë i ri dhe mënyra e re e jetesës”, thekson ministri Filipçe. Javën e ardhshme, thekson Filipçe, mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucione të tjera, përgatiti protokoll të sigurt dhe efikas për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve gjatë votimit. Dëshiroj në emër timin personal dhe në emër të komisionit, t’ju bind se në ditën e zgjedhjeve do të jetë tërësisht sigurt të votohet dhe me atë ta realizoni të drejtën tuaj qytetare. Votimi nuk do të jetë më pak i sigurt nga cili do aktivitet tjetër normal të cilin e kryeni çdo ditë, si shkuarja në market. Protokolli i rreptë dhe implementimi i tij i plotë janë detyrë dhe përgjegjësi e jona, dhe obligohemi që qytetarëve t’u sigurojmë mjedis të sigurt në të cilin do të mund të votojnë”, thekson ministri Filipçe, trassmetin INA.