Veprimi që bëjmë çdo natë mund të na bëjë të verbër

0

Sigurisht që jeni mësuar të kontrolloni telefonin tuaj para gjumit? Epo, kjo mund të jetë shkaktari që ju të mbeteni të verbër sipas një hulumtimi të bërë.
Para gjumit në errësirë ju shikoni në telefonin tuaj. Në shumë raste nëse jeni shtirë në krahun e majtë pothuajse e gjithë drita e telefonit bie në syrin e djathtë dhe anasjelltas e kjo mund të shkaktoj verbëri të njërit sy, transmeton lajmi.net.

Për të bërë këtë hulumtim ka mjaftuar vetëm një rast me këtë problem dhe mjekët menjëherë kanë reaguar duke paralajmruar njerëzit që të kenë kujdes ndaj kësaj dukurie.

Ende më e dëmshme është nëse në mes të natës kur retina e syrit është e mësuar me errësirë të merrni telefonin tuaj dhe të shikoni në të.

Rreziku është më i vogël nëse drita e telefonit është e ulur në minimum, por përsëri paraqet rrezik pasi që në mënyrë të shpejt syrit i duhet të mësohet me ekspozimin e dritës.

Andaj, sipas hulumtuesve duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë kësaj dukurie për shkak se mund të jetë fatale për syrin.