Veprimtari i çështjes kombëtare nga Kumanova e Iliridës, Qemal Musliu me një libër të ri

INA
INA

24/10/2023

Qemal Musliu është i njohur për të gjithë kombin tonë si veprimtarë i palodhur për çështjen kombëtare.

Jurist me profesion, ka shkruar e botuar edhe disa libra të tjerë. Jeton e vepron në Zvicër. Ka një biografi të gjatë e të mbushur me plot aktvitete. Shkrimet e tija janë analiza të shtrydhura me fakte për situata të ndryshme që kemi kaluar si komb. Prijës i shumë aktiviteteve në diasporë edhe ate për të gjitha tokat shqiptare. Fjalë pak, por me vepra i veçant.

“Dija është ndër shkaqet më të rëndësishme të lumturisë, andaj bëje librin, mjetin e dijes, shoqërues tëndin të përhershëm”.

Javën e fillova duke e lexuar librin më të ri të veprimtarit të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare, z. Qemal Musliu me titull: ” Në kohë për kohën”. Libër i shkruar me pedantëri, plot etikë dhe me copa zemre! Kopertina e librit, autori me nipin e tij duke buzëqeshur të jep çelsin e shpirt bardhit, të jep rreze dielli, duke shpërndarë shpresë për gjenerat e reja që po lindin e rriten larg vendit të të parëve, se mbi të gjitha, gjuhën e ëmbël shqipe nuk do ta harrojnë.

Nipi i Qemal Musliut, do ta ketë pasaportë jete nga gjyshi i tij këtë libër me flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut, Ismail Qemajlit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, Ismet Jasharit ( Komandant Kumanova), Ibrahim Rugovës, e shumë e shumë atdhetarëve e dëshmorëve.

Buzëqeshja e nipit duke shikuar nga Ilirida, nga atje, ku gjyshi i tij nuk e humb shikimin e mendjen dhe veprimtarinë deri në frymën e fundit të kësaj bote, se ishte e do të mbetet tokë e shqipeve. Përplot e mbushur me sinqeritet!
Autori me fjalë modeste ashtu edhe siç është edhe vet, ndër të tjera në fjalën falënderuese shkruan: „ Trashëgimtarët, sa më lartë të arrijnë aq më shumë ndrisin“. Libri ka 215 faqe me redaktorë, Mumin z. Shutaj dhe Sevdail Demiri. Autori është i njohur në të gjithë diasporën dhe në tokat shqiptare, sepse ka shkrirë jetën për çështjen kombëtare“. I urojmë shëndet të mirë dhe presim libra të tjerë!
“Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve“. Ju uroj një javë të mbarë, të bukur dhe të qetë! Paqe, paqe, paqe! Kështu shkruan në një postim në profilin e tij ne FB, gazetari, publicisti e shkrimtari, PhD. Dashnim Hebibi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

giroud deschamp deshamp

Giroud: Nëse Franca fiton Europianin, tërhiqem nga futbolli!

Foto Ilustrim

“More ti m*t i vogël, ti je shqiptar e nuk flet shqip”? Punonjësi në Zvicër humb durimin me klientin, që nuk deshi te flasë shqip

vrasje

Ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani (FOTO)

Marko Kepi

​Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të Nju Jorkut

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

len diaspore kasami mexhiti gashi

Mexhiti, Kasami e Gashi të mirëpritur nga mërgimtarët në Biel/Bienne në Zvicër

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

Mendenez

“NYPost”: Në dosjen kundër senatorit Bob Menendez përfshihet edhe një biznesmen shqiptar

INFO

NA NDIQ