Veprimtari idalluar i komunitetit Turan Rusi, i dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

0

Nga Beqir SINA – New York

“Për kontributin e dhënë për të drejtat e Shqiptarëve në Ballkan, dhe forcimin e marrëdhënive bilatarale në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – Ramush Haradinaj

FORT LAUDERDAE FL : Veprimtari i komunitetit Turan Rusi, një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe, i cili tani jeton, mes Dibrës, Floridës dhe Nju Jorkut, ishte pjesë e atyre që Ish- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar, ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, së bashku me disa veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Familja Rusi, në emër të të cilit i pari i kësaj familje, mori edhe vitin e kaluar medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, nga ish Kryeministri i Kosovës, në largim, Ramush Haradinaj, veç motivacionit me të cilin e dekorojë Kosova, ka një kontribut të madh edhe në strehimin dhe dhënien e ndihmave në luftën e Kosovës, sidomos me të larguarit, atë kohë kur qyteti i Dibrës, u bë streha dhe ndihma e tyre. Ku për këtë shkas është vendosur edhe një pllakë mermeri në mes të qytetit, nga qytetarët e Kosovës, ku shkruhet “Qershor 1999 – Dibra ishte Kosovë dhe Kosova plagë e saj”.

Dhjetë vjet më parë familja Rusi në Nju Jork, po ashtu ka themeluar edhe Fondacionin ” Florina Rusi-Marke Foundation”. Nje Fondacion, ky, i kancerit në gji te grate, me emrin Fondacioni “Florina Rusi” , krijuar nga familja Rusi, për të nderuar kujtimin e vajzës se tyre Florinës, si një nje person me energji dhe optimizëm, por edhe për t’u ardhur në ndihmë të gjitha grave të Dibrës dhe zones për rreth në diagostimin dhe kurimin e kancerit në gji.

Familja Rusi, pas vdekjes së bijës së saj në Nju Jork, themeloi Fondacionin e Kancerit që ka për qëllim grumbullimin e fondeve për mjekimin e kancerit nga klinikat e institute. Që nga viti 2003, çdo muaj gusht, në ditëlindjen e Florinës, ky fondacion çdo vit organizon në Nju Jork, lojën e golfit, në të cilën marrin pjesë personalitete të njohura që japin donacione për klinikat që luftojnë kancerin, në SHBA, dhe Dibër të Madhe dhe zonat për rreth saj në Maqedoni.

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptar në Amerikë, Turan Rusi me motivacionin :

“Për kontributin e dhënë për të drejtat e Shqiptarëve në Ballkan, dhe forcimin e marrëdhënive bilatarale në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju prezantojë simbolin e vlerësimit tonë : Medaljen “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”-

Ju uroj prosperitet dhe suksese në jetën tuaj personale dhe profesionale – Me respect Ramush Haradinaj Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës – Prot.Nr.2815/2019 (Datë – 23 Shtator 2019)

Haradinaj, këtë e ka bërë gjatë një ceremonie, e cila u zhvillua fund-vitin e kaluar në një nga mjediset e Konsullatës së Kosovës në Nju Jork, ku morën pjesë lider dhe veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga SHBA.

“Është kënaqësi të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Roli i tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës” tha Haradinaj, duke ndarë medaljet dhe dekoratat vitin e kaluar në takim me bashkëatdhetarët tanë zonën e Tri-Shteshit.

Kryeministri Haradinaj, në atë takim, vlerësoi disa figura dhe personalitete të komunitetit shqiptar të cilët janë dalluar me kontribute të spikatura të Bashkësisë Shqiptaro-Amerikane, për vite të tëra, vlerësoi dhe çmoi shqiptarët e Amerikës për, kontributin mjaft të rëndësishëm me veprimtari të shquar atdhetare e shoqërore në SHBA.

Një nderim të vecantë Haradinaj i dha Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Ambasadores Teuta Sahatqija, dhe stafit të saj.

Po ashtu Haradinaj, vitin e kaluar nderojë edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ciftin DioGuardi, për kontributin e tyre historik në clirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në rigjetjen e besimit pas rënies së sllavo – komunizmit te të shqiptarët, kudo që ishin.

Haradinaj, me një dekoratë, nderoi edhe Federatën PanShqiptare Vatra, Organizatën e Gruas Shqiptare “Motrat Qiriazi, dhe gazetën shqiptaro amerikane Illyria.

Si dhe disa veprimtarë të shquar të komunitetit: ish gazetarin e Zërit të Amerikës, Shaqir Salihu, veprimtarin Turan Rusin, emigrant i vjetër atdhetar e patriot, Dr. Elez Biberaj, veprimtarët e komunitetit Agim Rexhaj, Luan Bukolla, Jack Kukaj, Avni Gecaj, Dervish Ukehaxhaj i Fondacionit Vëndlindja Thërret, dhe te tjerë. (INA)

Gepostet von Beqir Sina am Sonntag, 22. März 2020