Ndërroi jetë një nga veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar në Çikago

ina-online
ina-online

06/12/2023

Sot iku para kohe në amshim Rushit Hajroja, njëri ndër veprimtarët më aktiv për shumë dekada i komunitetit të Çikagos, Illinois.

Në Çikago, ai erdhi në moshe shumë të re, por me vendlindjen dhe çështjen shqiptare ishte fort i lidhur deri në frymën e fundit. Biznesi i tij u shndërrua në një pikë takimi për shqiptarët dhe për shumë aktivitete kombëtare dhe bamirësie.

Ai ishte në ballë të aksioneve, në ballë të fushatave lobuese për çështjen shqiptare e në veçanti për pavarësinë e Kosovës, si me përfaqësuesit e Kongresit, Senatit dhe fushatat presidenciale. Pra, gjatë viteve të 90-ta, ishte forcë shtytëse e organizatave kombëtare të komunitetit të Illinois dhe më gjerë.

Rushit Hajroja ishte një njeri gjeneroz, një burrë bujar me shoqëri të gjerë, ishte një katalizator i komunitetit tonë në shumë aspekte. Ishte një ndër protestuesit më të rregullte në demonstratat e organizuara kundër dhunës sllave, në demonstratat për liri e pavarësi të Kosovës jo vetëm në Çikago por edhe në Detroit, Nju Jork, para selisë së OKB-së, në Washington DC, përpara Shtëpisë së Bardhë dhe në Capitoll Hill, si dhe në Dayton, Ohio.

Sjellja bujare, gjenerositeti dhe veprimtaria e tij e gjatë vullnetare, dhe fuqia e tij bashkuese për të pas dhe për t’i mbajtur miqtë do të mbeten si kujtim i paharrueshëm kolektiv i komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois dhe më gjerë për veprimtarin e respektuar. Rushiti, pos familjes, do t’i mungoj edhe komunitetit shqiptaro-amerikan në Illinois dhe shume me gjere. Pusho në paqe veprimtar e mik, gjithëmonë do të mbetesh në kujtimet dhe zemrat tona!(Ramazan Bekteshi)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Gjermani: Numri i mjekëve të huaj më i lartë se kurrë më parë

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

avio-bileta-pasaport

Pse duhet ta rezervoni fluturimin për në 5 të mëngjesit

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

INFO

NA NDIQ