Veprimtari shqiptaro – amerikan letër publike ambasadorit Grenell

0

Veprimtari i njohur i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL) dhe regjisori Ramazan Hajdini i ka shkruar një letër ambasadorit amerikan në Berlin, Richard A.Grenell, i cili është emisari special i presidentit Donald Trump, për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ja letra e plotë e Hajdinit që i adresohet diplomatit Grenell:
I dashur Ambasadori Grenell, Unë po duartrokas përpjekjet tuaja për të sjellë paqe dhe bashkëpunim midis Serbisë dhe Kosovës. Por, duhet të keni parasysh që paqja e gjatë mund të arrihet vetëm kur të dy palët respektojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë me besim të ndërsjellë! Është e padrejtë të kërkosh nga qeveria e Kosovës që të heqë taksën 100% pa asnjë kusht! Reciprociteti duhet të jetë fazor dhe të nënkuptohet në mbarëvajtjen e bisedimeve me aplikimin e çështjeve në terren për secilin hap përpara! Për të pasur bisedime të suksesshme duhet të ndërtoni besimin nga të dy palët. Dhe, hapi i parë, qeveria serbe duhet të pranojë dhe të kërkojë falje për krimet që regjimi i Milośevich i bëri jo shumë larg. Së bashku me dhënien e informacionit për vendndodhjen e 1200 shqiptarëve civilë të rrëmbyer nga policia serbe gjatë luftës dhe që ende mungojnë sot! Dhe damet e luftës nga Sërbia tu kompesohen Shqiptarve te Kosoves nga Ana e Sërbisë! Dhe Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës me kufijtë ekzistues, të cilat janë të garantuara nga NATO. Dhe statusi i serbëve në Kosovë është barabartë i lidhur me statusin e shqiptarëve në rajonin e Preshevës! Çdo marreveshtje tjetër e sforcuare, pa reciprociteit do të jetë i dënuar dhe do t’i nënshtrohet dështimit, siç u bë në 20 vitet e fundit të negociatave brenda bisedimeve të sponsoruara nga BE! Shpresojmë që çështjet e mësipërme të merren në konsideratë dhe të arrihet paqja e drejtë”, theksohet në letrën e veprimtarit Hajdini që jeton në SHBA. (INA)