Veri: Një kriminel i vrarë deri më tani, konfirmon Polica e Kosovës

INA
INA

24/09/2023

Njëri nga 30 pjesëtarët e bandave të armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – është vrarë pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës ndaj sulmeve me armë zjarri ndaj forcave policore në terren.Njëri nga 30 pjesëtarët e bandave të armatosura në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – është vrarë pas kundërpërgjigjes së Policisë së Kosovës ndaj sulmeve me armë zjarri ndaj forcave policore në terren.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se situata në pjesën veriore të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, derisa grupet kriminale atje kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore, në dhe përreth Manastirit të Banjskës.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se për shkaqe sigurie, janë mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim dhe të shmangin lëvizjet e tyre në atë rajon.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po  vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit./AP

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6887

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

Fatmir Besimi

A do të bëhet edhe kryeministër, ja çka thotë Besimi?

Blinken

Sekretari amerikan Blinken pasdite vjen në Shkup

lavrov

Çfarë ndodhi në Samitin e OSBE-së në Shkup, si ardhja e Lavrov shkaktoi përçarje

osbe shkup

Ndryshimet në komunikacion dhe shkurtimi i orarit të punës së disa institucioneve – gjithçka që duhet të dini për Samitin e OSBE-së në Shkup

angellov-kodra-e-diellit

Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

OSBE OSCE MPJ Shkup

OSBE – forum multilateral për dialogun mes Perëndimit dhe Lindjes

Aeroporti_Shkupit-750x430-1

Qarkullimi ajror do të zhvillohet rregullisht gjatë takimit të OSBE-së në Shkup, nuk priten vonesa

Borell

Borell vjen në takimin e OSBE-së në Shkup, por nuk do ta takoj Lavrovin

INFO

NA NDIQ