Veriu kurrë s’do t’jetë i yni nëse ne tjerrim lesh thiu n’furkat tona!

INA
INA

27/09/2023

Çun Lajçi

Unë jam i vjetruem, i plakun, i lodhun, por jo ma shumë se truni i shtrydhun, i atyne që flasin n’kutitë e zeza të televizoreve!
I pa përdorshëm jam, e di, si grabuja me dhambët e thyem, që s’i mbledhë ma fijet e barit! – Por jo edhe i shtrembnuem!
Me luhasin ernat por akoma s’mund t’me thyejnë! I shohë mirë degët e atdheut e s’kam nevojë për dylbi!
Ajo që ndodhi, ishte dje! Ajo u pa! Asaj si duhet fjala e teprueme. S’na duhet as pleqnimi i atyne që mendojnë se kanë mend të tepërta! S’na duhet tjerrja e penit të Radojcave, se mbesin furkat pa shllunga leshi!
– Na duhen rojet e atdheut, e kuptoni?
Ajo që u pa dje, ishte vetëm vegim i asaj që do të ndodhë nesër! – E do të ndodhë, se uji fle por dhelpna s’fle.
Kështu kanë thanë ata që u prenë n’besën e tyne!
Ajo që u pa ishte vetëm fillimi i dredhës së thiut, ndaj s’na duhen fjalët. Na duhen sytë n’sogje e gishtat n’kambëza!
– Ne e pamë tue u djegë bishti i dhelpnes, por dhelpnën s’e pamë!
Ajo iku rrugicës malore me klyshët e vet, thua se s’po e ndiqnin langojt as pushkët e gjahtarëve s’po zbarzëshin!

– Si mund të ndodhte kjo?!

Vendosni hekuraçat po iu them, se dhelpnat do t’kthehen të bishti i djegun, aty ku popat bekimin e kan mallkim!
– Veriu kurrë s’do t’jetë i yni nëse ne tjerrim lesh thiu n’furkat tona!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

amina nuraj

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan

muhamer pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

crispi

“Mbani sytë nga Shqipëria”, si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë

Lutfi Dervishi

Falimentimi i fjalës

refugjate-emigrante

Pse emigrimi është kthyer sërish në një problem të madh?

Beqir Sina

Nervozizmi i Kissingerit

kissinger

Kissingeri, Jugosllavia dhe ‘seljački rokenroll’

emin-azemi-656x365

Sot 105 vjet u formua Mbretëria SKS, ose “burgu i popujve jugosllav”

Lavrov Shkup

Pse ministri shqiptar nuk bojkotoi Lavrovin, ja skenarët si u bllokua kryediplomati rus nga bullgarët dhe u braktis nga liderët evropianë

INFO

NA NDIQ